Ramush Haradinaj

Sot do të mbahet një protestë në Colmar të Francës, për të kundërshtuar arrestimin e Ramush Haradinajt

Në  qytetin Colmar të Francës, aty ku ditë më parë është arrestuar Ramush Haradinaj, sot do të mbahet një protestë për të kundërshtuar arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, në Gjermani dhe vende te tjera të Evropës, që të shtunën në mesditë të marrin pjesë në protestën në përkrahje të Ramush Haradinajt, i arrestuar me urdhër të Serbisë nga autoritetet francezë të drejtësisë. Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit. Protesta në Colmar të Francës fillon në orën 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …