Engel: Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, i kanë kryer krimet gjatë luftës në Kosovë

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka reaguar kundër arrestimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, miku i njohur  i shqiptarëve ka reaguar kundër arrestimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj,  nga autoritetet franceze. “Është e papranueshme që Serbia vazhdon të keqpërdorë INTERPOL-in për të sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe as sundimin e ligjit dhe rendit. Tribunalet ndërkombëtare e kanë liruar dy herë z.Haradinaj. Këto veprime vetëm ngjallin tension dhe shtojnë gjasat për konflikte të ardhshme”, ka shkruar në  letrën e  tij, Eliot Engel. Ai i ka ftuar autoritetet juridike të Francës që të përshpejtojnë procedurat dhe ta lirojnë Haradinajn sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” paralajmëron peticion me një milion nënshkrime dhe grevë dhjetëminutëshe në ditë për vendimin e Hagës

Platforma “Liria ka emër” po përgatit tri aktivitete në kundërshtim me aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve …