Sot u bënë 35 vjet nga rënia e dëshmorëve, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Ata ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit, në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e UDB-së. Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Besianës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut do ta vazhdojë gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia. Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg. më 2 nëntor, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Bregu i Diellit nga UDB-ja dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, deri kur edhe kanë rënë heroikisht,në altarin e lirisë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …