Sot u përkujtua Agim Abaz Mazrekaj në 24 vjetorin e rënies në Voksh të Deçanit

Sot u përkujtua heroi i kombit Agim Abaz Mazrekaj në 24 vjetorin e rënies në Voksh të Deçanit

Sot në vend rënien e tij,  në fshatin Voksh u përkujtua dëshmori i kombit, Agim Abaz Mazrekaj nga Sllupi i Deçanit, në 24 vjetorin e përjetësimit në altarin e lirisë. Për të shënuar këtë përvjetorë të pranishëm ishin familjarë, bashkëluftëtare, invalidë, e veteranë të luftës së UCK-së . Me këtë rast u vendosen kurora lulesh. I pranishëm ishte edhe gjenerali i UÇK-së, Daut  Haradinaj i cili me këtë rast ka shkruar: Sot nderuam dëshmorin Agim Mazrekaj. Është ndjenjë e veçantë kur e takon nënën e dy dëshmorëve, nënën Zymë, që me shumë krenari priste e përcillte bashkëluftëtarët e  Agimit. Agimi e la kurbetin për t’ju bashkuar luftës për liri, ashtu siç vepruan qindra vëllezër dhe motra nga kurbeti. Trimëria e Agimit do të kujtohet ndër breza, tha mes tjerash Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …