Sot u përurua kompleksi “Kodra e UÇK-së” në fshatin Ngucat të Malishevës

Sot u përurua kompleksi “Kodra e UÇK-së” në fshatin Ngucat të Malishevës

Në fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës, është bërë përurimi i kompleksit “Kodra e UÇK-së”, ku janë ekspozuar shkronjat UÇK, në shenjë nderimi për luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së dëshmorëve dhe veteranëve të luftës.

Përurimi i këtij kompleksi është bërë sot në 23 vjetorin e rënies së Komandant Kumanovës dhe dëshmorëve të tjerë, emrin  të cilit e ka mbajtur Brigada 121, e ZO të Pashtrikut të UÇK-së. Fillimisht janë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve të brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë dhe në vendin e rënies së Kumanovës, e më pas, me një ceremonia të organizuar, është bërë edhe përurimi i kompleksit, “Kodra e UÇK-së”, ku krahas shumë veteranëve të luftës dhe qytetarëve, morën pjesë edhe Rifat Jashari, Fatmir Limaj, gjeneralët Kudusi Lame e  Gëzim Hazrolli, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, kryetarë të komunave tjera të vendit, përfaqësues të OVL të UÇK-së, liderë politikë, lokalë dhe të tjerë.

Në ceremoninë e përurimit të kompleksit “Kodra e UÇK-së”, fjalë rasti kanë mbajtur, Rifat Jashari, Fatmir Limaj, Kudusi Lame, Metush Kryeziu dhe koordinatori i ndërtimit të kompleksit, Mustafë Shala.

Ndërtimin e këtij kompleksi, të pranishmit e kanë vlerësuar si një vepër e madhe historike, në kujtim dhe nderim të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe karficës së popullit shqiptar në luftë për liri. Në mbrëmje, një organizim tjetër në këtë kompleks, do të kyçen dritat,  ku tri shkronjat e arta të UÇK-së, do të ndriçojnë përgjithmonë në kodrën mbi fshatin Ngucat, ashtu sikur ndriçon përgjithmonë në historinë e popullit shqiptar, lufta e lavdishme e UÇK-së. ( Kronikë e  Komunës së  Malishevës)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …