Arbër Ademi po merr në konferencën e KOSAK-ut në Paris

Sot u takuan Arber Ademi dhe Anton Hofrajter

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot kishte takim me kolegun e tij, dr. Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin Gjerman, në kuadër të vizitës së tij të punës në vendin tonë.

Ademi falënderoi për mbështetjen e deritanishme të proceseve tona eurointegruese nga ana e Gjermanisë, duke theksuar se vendi, pas 17 viteve të marrjes së statusit kandidat, ka një hap pozitiv në këtë proces, pas pranimit të Propozimit Francez, të propozuar nga Kryesimi me BE-në i Francës, nga ana e Qeverisë dhe Parlamentit. Theksoi se në këtë proces është i domosdoshëm uniteti i të gjitha partive politike, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita, dhe se po bëhen përpjekje për gjithëpërfshirje më të madhe në proces. Vendi është në fazën e përgatitjes për fillimin e negociatave sipas klasterëve dhe se në këtë proces është përfshirë edhe Parlamenti, i cili do të ketë rol kontrollues mbi Qeverinë në lidhje me proceset eurointegruese dhe do të paraqes forum për dialogun politik konstruktiv, veçanërisht në lidhje me agjendën e reformave të BE-së.  Në lidhje me Propozimin Francez, e theksoi rëndësinë e fillimit sa më të shpejt të procesit për futjen e komunitetit bullgar, por edhe të komunitetit kroat dhe komuniteteve të tjera në Kushtetutën tonë, me qëllim të nisjes së negociatave sipas klasterëve. Për referendumin e paralajmëruar të opozitës për t’u prononcuar qytetarët kundër Propozimit Francez, theksoi se kjo do të thotë pasiguri dhe ndarje të reja në shoqëri. Në këto momente, theksoi Ademi, nevojitet maturia dhe ndërgjegjësimi, i të gjitha partive politike, me qëllim që të mos vihen në plan të parë interesat ditore politike, përkundër interesave të qytetarëve dhe të shtetit në tërësi.

  1. Hofrajter e konfirmoi përkushtimin e vendit të tij për vazhdimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përkujtuar se Gjermania ishte edhe nismëtare e Procesit të Berlinit, i cili parasheh bashkëpunim më të madh në rajon dhe përafrim me BE-në. U dakordua se për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit, rëndësi të veçantë ka ndryshimi i Kushtetutës, që është paraparë edhe në Kornizën Negociuese, me qëllim të zhbllokimit të procesit. Njëkohësisht, e theksoi gatishmërinë e vendit të tij për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut, në kuadër të BE-së, por edhe në mënyrë bilaterale, përmes disa projekteve në vendin tonë. Në lidhje me luftën në Ukrainë, e përshëndeti vendimin e Maqedonisë së Veriut për t’i mbështetur sanksionet kundër Rusisë, si dhe ndihmën e fundit ushtarake të ofruar nga ana jonë për Ukrainën.

 Në takim, Ademi e përshëndeti edhe mbështetjen e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, me të cilën kryeson  Hofrajter, si një nga komisionet më të rëndësishme, për ne si vend kandidat për anëtarësim në BE, duke pasur parasysh se çdo çështje që lidhet me procesin e zgjerimit të BE-së duhet të miratohet nga ky komision.

Shkup,12 shtator 2022

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …