Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Sot vazhdon seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës e ndërprerë dje për shkak të mungesës së kuorumit

Sot vazhdon seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërpre një ditë më parë për shkak të mungesës së kuorumit. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se seanca do të vazhdojë të premten në orën 11:00, ndërsa ka kërkuar nga deputetet që të jenë të pranishëm në Kuvend, pasi do të ketë disa votime, për të cilat nuk u arrit të votoheshin sot në mungesë të deputetëve. Gjithashtu, sot për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, interpelanca lidhur me vendimin për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit është shtyrë për një seancë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …