SPAK-u

SPAK-u, në Tiranë nisi hetimet kundër Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Vangjel Tavos dhe Iraklis Fidecis

Prokuroria e Posaçme SPAK, në Tiranë i ka filluar  kërkesa bankave dhe tatimeve në funksion të hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni  259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, pas kallëzimit të kryer nga Halit Valteri ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Vangjel Tavos dhe Iraklis Fidecis. Burime të SPAK bëjnë me dije për Top Channel se procedimi penal është regjistruar pa emër dhe drejtohet nga dy prokurorë të posaçëm. SPAK-u   po kërkon llogaritë nga bankat ndaj subjekteve të lartpërmendura, për të kuptuar transaksionet, sipas të cilit vetëm pasi të mblidhet dokumentacioni përkatës do të vendoset për veprimet e tjera proceduriale si letër-porositë drejt Amerikës  apo dhe thërritja e të kallëzuarve për tu pyetur. Në kërkesën e drejtuar bankave kërkohen edhe llogaritë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim thanë të njëjtat burime që dyshojnë, se të dyshuarit kanë shmangur në formularë deklarimin e të ardhurave.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …