Mospjesëmarrja e përfaqësuesve të gjykatës speciale dhe Prokurorisë së Specializuar në një diskutim të mbajtur në Hagë mbi raportin e Avokatit të Popullit për trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim ka nxitur kritika dhe pikëpyetje të reja lidhur me transparencën e kësaj gjykate. Takimi, i organizuar javën e kaluar në Hagë, mblodhi përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme evropiane dhe ekspertë të fushës së të drejtave të njeriut për të diskutuar gjetjet e raportit të hartuar nga ekspertët britanikë mbi respektimin e të drejtave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “Avokati i Popullit i Kosovës nuk ka mandat ose juridiksion mbi gjykatën speciale”, thuhet në reagimin e Gjykatës, e cila iu referua një deklarate të mëhershme të publikuar më 11 maj, duke shtuar se nuk ka komente shtesë për këtë çështje. Deri më 22 korrik pritet të shpallet vendimi i shkallës së parë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
