Spoljariq: Është e papranueshme që civilët të mos kenë vend të sigurt për të shkuar në Gaza në mes të bombardimeve masive

Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljariq ka bërë thirrje për depërshkallëzim të menjëhershëm të armiqësive në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare. “Është e papranueshme që civilët të mos kenë vend të sigurt për të shkuar në Gaza në mes të bombardimeve masive dhe me një rrethim ushtarak në vend nuk ka gjithashtu një përgjigje adekuate humanitare aktualisht. Ky është një dështim katastrofik që bota nuk duhet ta tolerojë. Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, palët janë të detyruara të kursejnë civilët nga efektet e operacioneve ushtarake në çdo kohë, të bëjnë dallimin midis civilëve dhe objektivave ushtarakë dhe të mos përdorin kurrë mburoja njerëzore për të parandaluar sulmet e objektivave ushtarake. Imperativi i menjëhershëm duhet të jetë shpëtimi i jetëve”duke siguruar që shërbimet e kujdesit shëndetësor, uji dhe energjia elektrike të rikthehen në Gaza” ka theksuar presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljariq.

Kontrolloni gjithashtu

AKK kritikon KQZ-në: Komunat nuk janë “bankomat” për shpenzimet e procesit zgjedhor

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së KQZ, të datës 19 …