Greva e minatorëve të Trepçës është përkrahur nga minatorët e SHBA-së

Greva e minatorëve të Trepçës është përkrahur nga minatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Organizata sindikale amerikane e minatorëve ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të bëjë gjithçka që është e mundur që minatorët të mos kenë arsye ta vazhdojnë grevën. “Është një gjendje tragjike kur punëtorët që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mirën e vendit të tyre janë të detyruar të drejtojnë një grevë urie për të siguruar një marrëveshje të drejtë kolektive që ofron dinjitet, një mjedis të sigurt pune, përfitime jetike shëndetësore dhe kompensim të drejtë për shërbimin kritik që ata ofrojnë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve ‘TREPÇËS’ dhe lutemi për zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë të kësaj greve” thuhet në mes tjerash në letrën që Sindikata e Minatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar kryeministrit, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …