Sreçko Gjukiq: Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, në krahasimin që bëri me Donetskun e Luhanskun, njohu pavarësinë e Kosovës

Sreçko Gjukiq: Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, në krahasimin që bëri me Donetskun e Luhanskun, njohu pavarësinë e Kosovës

Diplomati serb, Sreçko Gjukiq tha sot se kryetari rus Vladimir Putin, duke deklaruar se vetëvendosja dhe pavarësia e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut bazohen në precedentin e Kosovës, në fakt deklaroi se e njeh pavarësinë e Kosovës. Në një takim të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidenti rus Putin tha se të vetëshpallurat republikat e Donetskut dhe Luhanskut u bënë të pavarura në analogji me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë, i cila, siç tha ai, u mbështet nga të gjithë. “Në fakt, Putin deklaroi se ai njeh pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka që Kosova me sponsorët e saj kanë bërë për këtë”, ka thënë për “Beta” Gjukiq, ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare. “Me këtë lëvizje, Moska ndoshta ka ndërmarrë një hap vendimtar në njohjen e Kosovës dhe sigurisht në lehtësimin e pozicionit për zgjidhjen e saj ndaj Uashingtonit dhe gjithë Perëndimit”, tha Gjukiq. Ai shtoi se Beogradi, si shumë herë, mbetet në binarin historik të moskuptimit të interesave dhe marrëdhënieve të mëdhenjve, duke ndjekur verbërisht politikën e dy-tri karrigeve, e cila në fund u shndërrua në politikë të “strucit”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …