Steinbaum: Marrëveshja bërthamore me Iranin ndikoi në ndryshimin e qëndrimit të SHBA-së për Gjykatën Speciale

Jason Steinbaum, ish-zyrtar i lartë i Kongresit amerikan, pretendon se ndryshimi i politikës së administratës së ish-presidentit Barack Obama ndaj Gjykatës Speciale lidhej me interesa më të gjera të politikës së jashtme amerikane. Në analizën e publikuar në Bridges of Memory, ai shkruan se prioriteti kryesor i administratës Obama ishte arritja e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe ruajtja e mbështetjes ndërkombëtare për këtë proces. Sipas Steinbaum, besohet se Rusia dhe disa faktorë evropianë kërkuan nga SHBA-ja që të ushtronte presion ndaj Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale. Ai gjithashtu zbulon se kongresisti Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në Uashington, më vonë ishte penduar për pjesëmarrjen në presionin diplomatik ndaj institucioneve kosovare, duke e cilësuar funksionimin e Gjykatës si një proces që nuk ka prodhuar rezultatet e pritura. Steinbaum kritikon gjithashtu faktin se, ndonëse Gjykata u krijua fillimisht për të hetuar pretendimet për trafikim organesh, aktakuzat e ngritura deri më tani nuk përfshijnë akuza për këtë vepër.

Burimi: Bridges of Memory

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …