Ish-zyrtari i Kongresit amerikan: Gjykata Speciale për Kosovën ishte rezultat i presionit politik të SHBA-së

Ish-drejtori i stafit të Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe bashkëpunëtori për gati tri dekada i kongresistit Eliot Engel, Jason Steinbaum, ka publikuar një analizë në portalin Bridges of Memory, ku hedh dritë mbi rrethanat që, sipas tij, çuan në krijimin e gjykatës speciale ne Hage . Steinbaum argumenton se krijimi i Gjykatës Speciale nuk ishte rezultat i një procesi të brendshëm të drejtësisë në Kosovë, por i presionit politik të ushtruar nga administrata amerikane ndaj institucioneve kosovare në vitin 2015. Sipas tij, për vite me radhë Uashingtoni kishte treguar pak besueshmëri ndaj pretendimeve të raportit të Dick Marty-t, por më pas ndryshoi qëndrim dhe kërkoi që Kosova të themelonte gjykatën, duke paralajmëruar se në të kundërtën çështja mund të kalonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Steinbaum shkruan se ky ndryshim u shoqërua me presion të drejtpërdrejtë diplomatik ndaj lidershipit kosovar dhe se krijimi i Dhomave të Specializuara u imponua si kërkesë strategjike e aleatit kryesor të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Haxhiu: Vjosa Osmani po e shfaq paditurinë e saj si politikane me fjalime të liga dhe duke e injoruar UÇK-në

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka vlerësuar se ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku ka mungesë transparence

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku është kritikuar edhe nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e …