FALEMINDERIT, LIPJAN!
Faleminderit të gjithëve! Kofshi gjithmonë faqebardhë!
(Në kujtim të Naim Ymerit)
Naim Ymeri, themelues dhe ish-kryetar i Degës së UNIKOMB-it në Lipjan, si dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, shpesh shprehej:
“Për besnikërinë, mirëkuptimin, respektin gjatë jetës dhe përkrahjen në veprimtarinë kombëtare, jam mirënjohës dhe i falënderoj nga zemra:
- bashkëshorten time;
- vëllezërit dhe rrethin tim familjar;
- bashkëvendësit e mi dhe qytetarët e Komunës së Lipjanit;
- shoqërinë e gjerë;
- bashkëveprimtarët e mi.”
Më 8 korrik 2026 shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të Naim Ymerit. Në emër të tij, po përcjell këtë mesazh falënderimi:
- Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit, isha me fat që ju pata pranë.
- Faleminderit për besnikërinë tuaj.
- Faleminderit për respektin dhe përkrahjen.
- Faleminderit për gjithçka.
- Para meje jeni ballëhapur.
- Jeni krenarë dhe faqebardhë.
Në nderim të jetës dhe veprimtarisë kombëtare të Naim Ymerit, ju ftojmë të merrni pjesë në homazhe.
Data: 8 korrik 2026
Vendi: Varrezat e fshatit Gllogoc, Lipjan
Ora: 12:00
Me respekt,
Në emër të Këshillit Organizativ,
Bahtir Troshupa
Ish-sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar (UNIKOMB)
Prishtinë, 6 korrik 2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
