Jens Stoltenberg

Stoltenberg: E mirëpres propozimin e fundit për formimin e Asociacionit, pasi ky do të ishte një hap kyç drejt paqes në rajon

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë,  ka bërë që të rritet prania e KFOR-it me ushtarë shtesë. Në një konferencë për medie së bashku me kryetaren, Vjosa Osmani, Stoltenbergu ka folur edhe për propozimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veri të Kosovës që ngriti shqetësime që një konflikt me i madh mund të filloj. Sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme  ata që janë përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.  NATO ka marr hapa, duke shtuar numrin e ushtarëve në 1000, furnizimi me armë e kështu më radhë. NATO e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe i mirëpres propozimin e fundit për formimin e Asociacionit dhe ky do të ishte një hap kyç drejt marrëdhënieve dhe drejt paqes në rajon”, ka thënë shefi i NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …