17 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Studentëve

Studentët kërkojnë nga rektorati i UP-së që të lirohen nga të gjitha pagesat deri në muajin tetor

Studentët po kërkojnë lirimin nga të gjitha pagesat në këtë kohë të pandemisë. Kërkesa është parashtruar me anë të një komunikate për media nga Organizata Demokracia Studentore. Në reagim ceket se studentët janë kategori shumë e prekur nga pandemia, pasi që nuk kanë asnjë të ardhur dhe si rrjedhojë lirimi nga pagesa do të ishte ndihmesë e madhe për ta pasi i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre që edhe ata kanë pauzuar dhe nuk kanë punuar më shumë se dy muaj. Sipas tyre rektorati i Universitetit të Prishtinës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë dhe të merr një vendim dhe t’i lirojë studentët nga të gjitha pagesat të paktën deri në muajin tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …