Sunderni ndihmon Komunën e Malishevës

Qyteti i Sundernit në Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit me Komunën e Malishevës, këto ditë ka ndihmuar Malishevën, me një automjet për debllokimin e kanalizimeve. Këtë donacion të cilin e ka pranuar Komuna e Malishevës, ja ka dhuruar njësisë së “Hidroregjionit jugor” në Malishevë, ndërsa kjo ndihmë ka vlerë të madhe për kompaninë, në mirëmbajtjen e kanalizimeve. Donacioni i qytetit të Sundernit, edhe zyrtarisht i është dorëzuar kompanisë, e cila në kuadër të detyrimeve të saja, e ka edhe mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimit në territorin e Komunës së Malishevës. Përndryshe, në mes të qytetit të Sundernit në Gjermani dhe Komunës së Malishevës, tash e disa vite me radhë, ekziston një bashkëpunim i mirë në të gjitha fushat, kurse ky donacion është përkrahja më e re e këtij qyteti për Malishevën. Bashkëpunimi mes Sundernit dhe Malishevës, ka filluar vite më parë, me rastin e vendosjes së shtatores së “Nënës Tereze” në këtë qytet, ndërsa bashkëpunimi ka vazhduar me vizita të ndërsjella dhe shkëmbim përvojash në fushat e ndryshme. Gjatë vizitave të ndërsjella, të kryetarit të Sundernit Rahpl Brodel në Malishevë dhe Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj në Sundern, kanë arritur marrëveshje për përkrahjen e Malishevës, me këtë automjet të kompletuar, për debllokimin e kanalizimeve. Këtij bashkëpunimi i ka kontribuar edhe Fadil Bytyçi, i cili jeton dhe vepron në këtë pjesë të Gjermanisë, dhe është udhëheqës i klubit të shqiptarëve “2 Korriku”.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …