Pronarit të Plus Center në Ferizaj, z. Sylejman Nezirit iu nda çmimi si rotarian i vitit për kontributin e tij dhënë në Rotary CLUB Ferizaj.
Aktivitet primar i Rotary Club Ferizaj është humaniteti, kryesisht në dhënien e bursave për studentët e dalluar ku vetëm vitin e fundit janë ndarë 44 bursa.
Poashtu ndër aktivitetet tjera të këtij klubi janë edhe pastrimi i mjedisit të vendeve me interes strategjik e ekonomik për komunën e Ferizajt.
“Nuk ka ushtrim më të mirë për zemrën tuaj se sa të përkuleni dhe t’i ndihmoni dikujt që të ngritet”.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
