Synohet fuqizimi i klubeve ekologjike në shkollat e mesme të Ferizajt

Paraditen e sotme, në ambientet e Komunës së Ferizajt, Nënkryetari Lulzim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, pritën në takim drejtues e përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Rajonal si dhe Caritas-i Zviceran, me ç’rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit nga e cila do të bashkëfinancohet fuqizimi i klubeve ekologjike, klubeve mjedisore në 5 shkolla të mesme të Ferizajt, në kuadër të projektit YENI të kësaj organizate.

Ky projekt synon që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, përmes angazhimit të të rinjve në shkollat e mesme në Kosovë. Po kështu, nga ky projekt do të ofrohen edhe trajnime për mësimdhënës, nxënës si dhe shpërblime për klubet garuese në kuadër të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …