leoni

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarëve aktivë në FSK

Tahir Ahmeti: Mos të rrezikohet partneriteti me faktorët strategjik ndërkombëtarë

Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, konsideron  se transformimi i FSK-së në institucion me mision ushtarak, është i domosdoshëm me qëllim të konsolidimit të plotë të shtetit të Kosovës.

SPRC – vlerëson se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të jetë maksimalisht proces gjithëpërfshirës, i mirë-koordinuar dhe ndihmues për rrugën e Kosovës drejt integrimeve në NATO dhe struktura tjera rajonale e ndërkombëtare.

Institucionet e Kosovës, Partitë Politike Opozitare dhe Shoqëria Civile, duhet që të jenë këmbëngulëse në përpjekjet e tyre, për ta bindur faktorin ndërkombëtarë se ka një  konsensus, pothuajse deri në unanimitet në Kosovë rreth misionit ushtarak të FSK-s, dhe se miratimi i tri ligjeve bazë për transformim të FSK-së me Mision dhe detyra shtesë: Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, është bërë nga Qeveria e Kosovës, pasiqë janë shtjerrë të gjitha mundësitë që në këtë proces të sigurohet edhe mbështetja e deputetëve serbë të Kosovës për ndryshime kushtetuese, por gjithnjë duke mos e rrezikuar partneritetin me këta faktorë strategjik ndëkombëtarë, të cilët kan luajtur rol kyç deri me tani, në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

(Tahir Ahmeti,  është Bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë SPRC)

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …