Brickos

Tahir Topilla, (1916-1999) luftëtar popullor i Rezistencës Kombëtare Shqiptare, i Shaban Palluzhës dhe i Adem Jasharit

Tahir Topilla, (1916-1999) luftëtar popullor i Rezistencës Kombëtare Shqiptare, i Shaban Palluzhës dhe i Adem Jasharit

Tahir Topilla u lind në vitin 1916 në Gllanasellë të Drenicës, ai  kishte tre vëllezër dhe një motër. Familja e tij ishte e varfër kryesisht mënyra e jetës ishte nga bujqësia dhe blegtoria. Tahiri ka të kryer shkollën fillore në Dobroshec ndërsa të mesmen në Mitrovicë me sukses të shkëlqyeshëm dhe ishte njohës i mire i gjuhës italiane, serbe. Që në moshën e re në vitin 1939 hoqi flamurin e Duqes dhe vuri flamurin kombëtar shqiptar në vendin e tij ne Prishtinë, veprimi i tij prej atdhetari dhe kombëtari vazhdoi edhe me tej që kishte për qëllim bashkimin kombëtar, gjatë tre viteve që ishte ne Shqipëri ku edhe u emërua delegatë i NDSH –së, në Shkup nga zona e Drenicës. Tahiri kreu edhe shërbimin ushtarak dhe kthehet me gradën Kapiten i klasit të parë ku shërbeu ne Vojvodinë, ndërkohë kreu edhe kursin për hekurudha, në kohën e okupimit Italian ai do të punojë në hekurudha nëpër Drenicë dhe fillimi i luftës së parë Tahirin e gjeti shef i stacionit hekurudhor ne Dobroshec , ku do të njihej me rrjedhat politike të kohës. Në këtë periudhë të përthyerjeve të mëdha angazhohet për çlirimin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës dhe në këtë kontekst do të bisedojë me patriotë të njohur të Drenicës. Ky burrë i zgjuar martohet me njërën nga vajzat e Shaban Polluzhës dhe mikut të tij do t’i mbetet besnik deri në fund. Më 1945 merr pjesë në rezistencën e njohur të Drenicës. Me shuarjen e saj, do të ndiqet kudo e gjithkund nga i ashtuquajturi pushtet popullor.

Valët e jetës Tahir Topillën do ta përplasin pamëshirshëm nëpër furtuna të mëdha, dhe jo vetëm këtë, por edhe shumë drenicas të tjerë. Të gjitha këtyre stuhive të pushtetit do t’u bëjë ballë pa u luhatur asnjëherë. Shpirti i tij do të rënkojë gjithmonë për çlirimin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Për këtë ideal ishte i gatshëm të flijojë veten dhe familjen. Si i ri do të mësojë shumë ngjarje të së kaluarës së shqiptarëve, e sidomos në jetën e tij do të lënë mbresa të pashlyeshme Azem Bejta, Mehmet Delia e Lutë Gllanasella. Në periudhën 1941-1945, Tahir Topilla me interesim do të përcjellë ngjarjet dhe rrethanat politike. Duke qenë dhëndër i Shaban Polluzhës, do të jetë i lidhur ngushtë me të dhe familjen e tij. Tahir Topilla përkujton se Shaban Polluzha ishte humanist i madh dhe duke qenë i tillë, gëzon autoritet në gjithë Drenicën dhe më gjerë. Në plis mbante flamurin kombëtar, të cilin në asnjë moment nuk do ta heqë. Shaban Polluzha do të vritet dhe me të do të vdes që nuk e pa Kosovën të lirë.

Tahir Topilla me të filluar rezistenca shqiptare i bashkohet Shaban Polluzhës në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, ku luajti rol të rëndësishëm duke shfrytëzuar pozitën e shefit te Stacionit dhe duke raportuar në shtab për të gjitha lëvizjet e okupatorit Jugosllav siç thotë Hajdin Kastrati bashkëluftëtar i Shaban Polluzhes dhe djali i Shabanit Ramadan Kastrati që Tahiri merrte edhe informacione edhe përmes radiostacionit me interpunkcion që nëpërmes tij merr informacione nga Brigadat serbo-çetnike dhe nga brigadat vullnetare nga Gjilani dhe Ferizaj vinte ne shtab dhe duke e thirrur Komandantin “babe” dhe i tregonte për rrethimet nga të gjitha anët jug-veri,lindje-perëndim si dhe të gjitha vendimet që shtabi i Shabanit i ka marre Tahir Topilla i ka shkruar dhe shpërndarë komandanteve të brigadave luftarake,

Tahir Topilla merr pjesë në luftë bashkë me trimat e Shabanit pas refuzimit për të shkuar dhe ndihmuar brigadat serbe ne Sremë dhe prishjes me Fadil Hoxhen, Shaban Polluzha kthehet me brigadën ne Drenicë , kur ktheheshim nga Shala e Bajgorës për në Drenicë, duhej të kalonim nëpër urën e Pestovës, i vetmi vendkalim, mirëpo, në urë dhe rreth saj ishin koncentruar forca të mëdha të ushtrisë jugosllave e në duhej të kalonim patjetër, se edhe ashtu ishim hetuar nga ta dhe mund të na shkaktonin humbje të mëdha. Në një luftë të rreptë arritëm të depërtojmë, duke u shkaktuar humbje shumë të mëdha forcave jugosllave. Nga ky rrezik shpëtojmë në sajë të vendosmërisë se doemos duhej shpërthyer frontin. Ndryshe, do të pësonim katastrofë. por gjatë kthimit të ura e Pestovës dhe luftimeve të ashpra djali i Shabanit plagoset Tafa, Shabani me Tahir Topillen dhe 10 trima kthehet për ta tërheq Tafen e plagosur ne mes të urës , një rast tjetër të cilën e tregojnë bashkëluftëtaret dhe tregimet që i kishe treguar edhe vetë Tahiri djemve të tij Enverit dhe Sejdiut ishte edhe ne kullën e Mehmet Gradices kur janë rrethuar nga Partizanet, Tahiri dhe Tafë Kastrati e hapin të paret frontin, Tahiri ka pasur automatik metalik anglez “Shmajzer”

Rasti edhe i ndarjes me Shabanit ishte tre ditë pa u vra Shabani, Shaban Polluzha ka shkuar në shtëpinë e Tahirit në Gllanasellë pra të vajza e tij Shefkija atë natë shtrohet darka me të gjitha të mirat e zotit bukë misri, të nesërmen Shabani i thotë o Tahir o djali jem ti ndalu ne shtëpi merre Zeqen djalin e Tafës dhe ruaje se unë po shkoi me ushtar ne pjesën tjetër të Drenicës duke thënë Tafa mu plagos ndërsa ti ma thënë krahun.

Tahiri do të marrë pjesë në Luftën e Drenicës dhe do të përjetojë tërë tmerrin e saj. Kjo luftë ishte e pabarabartë, ngase në Drenicë, aso kohe u koncentruan forca të mëdha të ushtrisë jugosllave, qëllimi i të cilave ishte likuidimi i shqiptarëve. Nuk është e rastit pra, që menjëherë në Kosovë hapen burgje e inagurohen kasaphana. Ishte vërtetë luftë e vështirë. Njerëzit e Shabanit, një pjesë e tyre nuk kishte armë, e në anën tjetër as bukë e veshmbathje. nganjëherë, si thotë Tahiri, hanim miser të thatë, sa për të mbajtur shpirtin.

Nga rrëfimet e tij shihet se patë momente tejet dramatike: Po atë natë kur vritet Shaban Polluzha në Tërstenik, tregon Tahir Topilla, e sjellin kalin e tij në shtëpinë tone. Të nesërmen, çika e Shabanit, Shefkija, e lan kalin me ujë të vakët se i tëri ishte i përgjakur nga plagët që kishte marrë dhe mbi të kishte vdekur babai i saj. Pas dy ditësh kali çohet në Terpezë Berishë. Duke ditur OZNA se Tahir Topilla ishte dhëndër i Shabanit dhe duke mos pasur informatën se a ishte vrarë trimi i Drenicës shkojnë në Gllanasellë për të shikuar se mos po i bien në gjurmë dhe e pyesin ku është Shabani dhe ku është kali ai thotë së kali në Llapushik ka ngordhë nëse doni mundemi me shkuar me pa por Tahirin e zhveshin për të parë mos ishte i plagosur, ngase dyshonin se edhe ai do të ketë marrë pjesë në Luftën e Drenicës. Pas kontrollit të bërë thotë Tahir Topilla, dhe pas marrjes në pyetje donin të më çonin në burg, por për fat kishte një vërtetim të vjetër që vite më pare ma kishte lëshuar një shok në Serbicë si organizator i hekurudhorëve. Ky vërtetim vetëm shtyri burgosjen tij për disa ditë. Më vonë OZNA pa kurrfarë argumentesh më qet në gjyqin ushtarak në Prishtinë dhe ai gjyq më dënon me 20 vjet burg, përkujton Tahiri atë periudhë të ndjekjeve të shqiptarëve ku ishin e ku s’ishin. Kur bëhet amnistia e përgjithshme, do të lirohet edhe Tahir Topilla, por do t’i merren për 5 vjet të drejtat civile dhe politike. Pason lëçitja e familjes dhe vështirë se guxonte t’ia mësyjë dikush shtëpisë së tij përveç ndonjë miku të rrallë. Pas një kohe Tahirin do ta akuzojnë se gjoja ka plagosur një njeri të OZN-ës dhe do të dënohet 13 muaj, kurse në vitin 1950 dënohet 26 muaj pa proces gjyqësor.

Në aksionin e armëve do të maltretohet në mënyrë të vrazhdë dhe do të përcillet hap më hap nga organet e UDB-ës, deri në rënien e politikës rankoviqiane.

Tahir Topilla përkujton se Shaban Polluzha ishte humanist i madh dhe duke qenë i tillë, gëzon autoritet në gjithë Drenicën dhe më gjerë. Në plis mbante flamurin kombëtar, të cilin në asnjë moment nuk do ta heqë. Shaban Polluzha do të vritet dhe me të do të vdes që nuk e pa Kosovën të lire.

Me vonë ne aksionin e armeve Tahirin e përfshinë përsëri ku e malteretojnë në shkollën e Gradicës dhe vazhdon ndjekja e pandërprerë deri në vdekje, Tahir Topilla izolohet deri ne vitin 1968 me tërë familjen, familja e tij për ç’do festë dhe për ç’do ardhje e Tito-s, në Kosovë është detyruar të lajmërohet për tre here në javë ne stacion policor në Gllogoc, vitet kalonin por Tahir as një here nuk e ndalte politiken kundër Serbeve duke marrë pjesë në takime dhe në oda me zë në gjithë Kosovën së bashku me shokët e idealit Fazli Grajqevcin, Sadik Tafashikun, Ismajl Hebibin nga Juniku, Rexhep Alidemen, Tahir Berishen, Adem Demaqin. Këto tipare patriotike i trashëgojnë edhe djemtë e tij Enveri djali i madh i cili ishte dënuar 2 vite burgim 1981 për Kosova Republikë, ndërsa Sejdiu nuk u betua dhe nuk përfundoj ushtrinë e Tito-s, si dhe me vonë duke marrë pjesë në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Nga rrëfimi i Sahit Kurrumelit për Tahir Topillen, kur me ka vdekur babagjyshi Selman Kurrumeli ka ardhur vëllai i madh i Tahirit, Zeqiri ne varrim i gjithë katundi dhe farefisi e kanë lëshuar oden, arsyeja ishte se ky vllaun e ka Ballist dhe ne nuk mundemi me njëjtë me vëllanë e ballistit, Tahiri ka qenë gjithmonë kundër popullit Jugosllav ai kërkonte bashkim me Shqipërinë, një flamur, një shkollë shqipe, administratën shqipe i vetmi ka qenë i shkolluar nga ne, për Tahirin thoshte se burgu dhe gjyqi pa të ka qenë si me shkuar ne dasmë .

Ndërsa rrëfimi i Mehmet Osman Berishës për Tahirin ishte së sa herë që policia serbe vinte ne katund neve e kemi ditur së ku po shkojnë sepse asnjëherë nuk ju ka përgjigjur thirrjeve, gjatë aksionit të armeve Tahirin e kanë malteretuar dhe i kanë dhënë gjilpërë me helm në dorë por fati ka jetuar, isha prezent kur Tahirin e kishin rrahur në Gradicë deri në alivanosje duke i kërkuar automatikun e Shaban Polluzhes, Tahiri ju kishte thënë pushkatomëni së nuk e dorëzoi dhe për shkak të mos refuzimit ma shumë ka qëndruar në burgje se me familjen e tij potenconte Mehmti.

Nga rrëfimi i djalit të Tahirit Sejdiut, mes Fazli Grajqevcit dhe Tahir Topilles një ditë në shkollë mësuesi Fazli mi dha katër poezi qe të ja dërgoja babës t’I lexoj “Trualli im-Gjaku im dhe dy tjera nuk me kujtohen emrat të nesërmen baba me tha dy prej tyre janë mire ndërsa dy tjera i beri pikëpyetje dhe ja dërgova mësuesit Fazli i lexoj dhe me tha sonte do të vi të mixha Tahir dhe ashtu ndodhi, pas darke baba i tha Fazli ruaju nga pushteti se dy poezi janë kundër shtetit jugosllav dhe munden me të vra, Fazli Grajcevci i tha unë dua qe ta sjellë rrymën elektrike në Gllanasellë, baba i tha është e pamundshme nuk kemi para, leje, duhet me pas projekt, mësuesi Fazli i tha unë do të mundohem ta sjellë rrymën elektrike për shembull me djemtë e tu, e të trimave tjerë dhe ne fakt ashtu edhe ndodhi erdhi rryme e re por pa mësuesin Fazli dhe babën Tahir.

Pas sulmit Jasharave ne Prekaz Tahir Topilla bashkë me djalin Sejdiun shkojnë për ta parë Shaban Jasharin me djemtë Ademin dhe Hamzën dhe ne takimin e parë Tahir i thotë Shabanit, O Shaban unë e kam bë mendjen me ardhë me ta pa të vdekur e jo për se gjalli me buzëqeshje ja ktheu Shabani, Tahirit mos u ngutë o Tahir së të dyve kanë me na vra shkijet.

Me të filluar lufta e UÇK-së, shtëpia e tij në Gllanasellë behet çerdhe e trimave si Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Sylejman Selimi, Sabit Geci, Naser Kastrati, Hashim Thaçi, Mujë Krasniqi e shumë e tjerë trimave , siç e kujtojnë Sabit Geci Komndant Batalioni, Ramadan Kurrumeli, Komandan Kompanie, Islam Karaqica komandant Togu dhe Rrustem Nika komandant skuadre në brigadën “114 Fehmi Lladrovci” e kishtë nderuar “Komandant Nderi “ i UÇK- së, pasi qe kishte 82 vite. Me Tahir Topillen u përsërit historia. Sepse as Tahir Topilla nuk e pati fatin qe ta gëzoj një ditë të Kosovës se lirë. Sepse edhe Tahiri u vra nga paramilitaret serb, në moshën 82 vjeçare, në fshatin Gllanasellë me datë 16 Prill 1999. Duke bërë rezistencë fyt ne fyt me armen e pleqërisë (krrole) me paramilitaret serb pa u dorëzuar, sepse ishte betuar ne idealin kombëtar që për së gjalli nuk do të largohet nga Kosova dhe nuk do ti dorëzohet serbit për së gjalli. Pas rënies heroike të Tahir Topilles tani dëshmor i Kosovës , trupi i tij sikurse i Shaban Polluzhes është vendosur ne një pus me ujë për arsye që kufomën mos ta marrin forcat barbare serbe.

Kontributi i tij gjatë jetës të cilën ka jetuar për këto ditë që ne jetojmë të lirë është shkruar ne librin nga Muhamet Mjeku “ Lufta e Drenicës, në librin e Ibrahim Çitakut “ Lufta e Drenicës 1991-1999 si dhe ne librin “ Puset e Vdekjes” të shkruar nga një autor francez.

Neve jetojmë të lirë falë gjakut të dëshmoreve dhe veprës se tyre , Tahir Topilla nga Komisioni për verifikimin e dëshmoreve, invalidëve, veteranëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të UÇK-së, e shpalli Tahir Topillen dëshmor i Kosovës dhe në falënderim komuna e Drenasit e emëron një rrugë në qendër të Drenasit me emrin e dëshmorit Tahir Topilla.

Me date 27.11.2019 Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim THAÇI ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e dhenë për lirinë e Kosovës.

Përvoja historike e njerëzimit ka vërtetuar se dëshmorët janë krenari, por jo edhe pronë familjare, partiake apo krahinore. Dëshmorët janë gjithmonë të rinj, me jetë të pasojmë në shërbim të lirisë së Atdheut dhe të kombit

Lavdi e përjetshme Gjakut të Dëshmorëve në themele të Lirisë së Kosovës.

Tekstin e shkroi,  Flamur Topilla

Kontrolloni gjithashtu

Nermin Vlora – Falaschi (1921-2004)

Nermin Vlora-Falaschi ( 1921- 2004), studiuese e zellshme dhe intelektuale e dalluar shqiptare

Nermin Vlora – Falaschi lindi më 18 prill të vitit 1921 në Tiranë. Filloi nxënien …