Tahiri: Si deputetë na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbush pritjet legjitime për shtet të së drejtës

Tahiri: Asnjë dokument që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka hedhur poshtë pretendimet e avokatit Tomë Gashi në lidhje me pranimin e raportit përfundimtar të ekspertizës së Astrit Deharit nga instituti zviceran. Ai ka thënë se këto pretendime janë të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale. “Deklarimet e avokatit Tomë Gashi të shfaqura në publik në lidhje me pranimin e Raportit  përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit nga Ministria e Drejtësisë, janë pretendime të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale. Për hir të informimit të drejtë të opinionit, dëshiroj të ju njoftoj se asnjë dokument me çfarëdo përmbajtje që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë. Profesionalisht avokati Gashi është dashur ta dijë se kjo çështje i takon organeve të zbatimit të ligjit dhe jo Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka thënë se roli i tij prej ministrit të Drejtësisë ka qenë trajtimi i nevojshëm sipas kërkesës së familjes Dehari për të mundësuar një super ekspertizë jashtë vendit, në një prej qendrave më të njohura të mjekësisë ligjore në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …