leoni

Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Tahiri: Është duke u shqyrtuar mundësia që kryesit e krimeve të luftës të dënohen në mungesë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se është duke u shqyrtuar mundësia që kryesit e krimeve të luftës të dënohen në mungesë. Ai theksoi më tutje se është diskutuar shumë edhe me ekspertë ndërkombëtarë që kemi pas të involvuar në ridraftimin e Kodit të Procedurës Penale dhe është diskutuar mjaft nëse është në pajtim me konventat ndërkombëtare apo është shkelje e të drejtave të njeriut. Unë mendoj që kemi bërë një propozim të drejtë i cili nuk bie në ndesh me konventat ndërkombëtare dhe sa i përket të drejtave të njeriut dhe mendoj që ka qenë një nevojë e kohës që një propozim të tillë ta dërgojmë në Kuvendin e Kosovës. Është një propozim shumë me vend, në kohën e duhur që këta njerëz që kanë kryer krime qoftë edhe në mungesë të marrin dënimet e merituara. Deri tash mund të them se janë rreth 900 lëndë për krime lufte të cilat s’kanë mund me pas epilog pikërisht për shkak të mungesës së të akuzuarve, theksoi ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …