Zv.kryeministri Limaj është pritur në takim nga këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel

Zv.kryeministri Limaj është pritur në takim nga këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel

Gjatë qëndrimit në Gjermani, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj është pritur në takim nga Matthias Lüttenberg, këshilltar i kancelares gjermane, Angela Merkel. Gjatë takimit ne biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë dialogun Kosovë- Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ne vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut, sidomos angazhimin e saj dhe të presidenit francez, Macron, pas Samitit të Berlinit dhe atij të Parisit në korrik. Si në procesin e dialogut ashtu edhe të liberalizimit të vizave besojmë se me një rol të shtuar të Qeverisë gjermane këto dy procese do të marrin epilog pozitiv për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim, i cili ishte konstruktiv, kam përsëritur kërkesën e Kosovës që bota e qytetëruar të mos e tolerojë Serbinë t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë, ka njoftuar zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj nëpërmjet rrjetit social, Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …