Abelard Tahiri: Është çështje orësh se kur PDK do të publikoj emrin e bartësit të listës së partisë

Tahiri: Kjo qeveri minorene për nga numrat, po bëhet bllokuesi më i madh i adresimit të nevojave të qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Hoti është duke dështuar ta sigurojë shumicën e nevojshme për të miratuar politikat e veta në Kuvend. Tahiri ka shkruar se “kjo qeveri minorene për nga numrat, po bëhet kështu bllokuesi më i madh i adresimit të nevojave të qytetarëve të Republikës”. “Tashmë u bënë disa seanca radhazi, prej kur se qeveria e Avdullah Hotit në mënyrë sistematike po dështon të sigurojë shumicën e nevojshme për të miratuar politikat e veta në Kuvend. Në vend se të zhbllokonte status-quonë, kjo qeveri minorene për nga numrat, po bëhet kështu bllokuesi më i madh i adresimit të nevojave të qytetarëve të Republikës. Madje si qeveri e paaftë për t’i siguruar votat e koalicionit dhe e pa interesuar për të punuar me opozitën, ajo është bërë emri i ri i statusquosë në Kosovë. Qeverisja është domosdoshmëri publike por sot është e qartë si drita se qeveria e Avdullah Hotit nuk mund të qeverisë. Komoditetin e Avdullah Hotit në status-quo, po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …