Kurti

Tahiri: Me ‘bashkimin kombetar’ për të ardhur në pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për të mbetur në pushtet

Ish kryenegociatorja e vendit tonë në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit, Albin Kurti për qëndrimet e tij para se të vije në pushtet dhe braktisjes së tyre pas ardhjes në krye të Qeverisë. Ajo ka shkruar se para se të vije në pushtet, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti premtonte se do të angazhohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë por tani nuk po e përmend më këtë. Ai tani po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet. “Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, ka shkruar ish kryenegociatorja e vendit tonë në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …