Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se gjatë takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka biseduar për Marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka biseduar për Marrëveshjen e Ohrit ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. “I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë. Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …