Abelard Tahiri

Tahiri: Në 100 ditët e Qeverisë ka vetëm pasqyrim të planeve të punës por nuk ka asgjë konkrete

Abelard Tahiri nga grupi parlamentar i PDK-së ka kritikuar raportin e 100 ditëve të punës nga kryeministri Avdullah Hoti. “Duke dëgjuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së nuk e dija a po flet për Kosovën apo një vend tjetër.  E kam lexuar raportin e 100 ditëshit të qeverisë që ju drejtoni. Së paku ke mundur të japësh një dimension real dhe për sfidat të cilat ke dështuar të japësh zgjidhje”, u shpreh Tahiri. “Në 100 ditët e deritashme ka vetëm pasqyrim të planeve të punës dhe me këtë raport vetëm jemi njoftuar për punën e zyrave që nuk është asgjë. Ne nuk jemi njoftuar për politikat qeveritare që i ka bërë qeveria që ju drejtoni. Në raportin tuaj, ne deputetët e Kosovës kemi mësuar se aeroporti i Kosovës ka probleme me sulme të zogjve. Këto elemente nuk duhet të jenë pjesë e një raporti 100 ditësh të punës’, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …