Takim pune i kryetarit Kuçi me Konsullin e Konsullatës së Austrisë për rajonin e Pejës

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim Konsullin e Konsullatës së Austrisë për rajonin e Pejës, Avdyl Çetaj, ku e njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Junikut dhe objektivat komunale dhe vlerësoj që miqësia natyrale me Austrinë është potencial i mirë i lidhjes së komunikimit dhe bashkëpunimit ndër-shtetëror në fusha me karakteristika të përbashkëta me impakt në nivel lokal. Konsulli Çetaj nga vizita bërë Junikut përgëzoj kryetarin Kuçi për strategjinë e punës, prioritetit të dhënë hapësirave rekreative, mjedisit dhe trashëgimisë, ndaj dhe shprehi gatishmërinë të kontribuoj si urë lidhëse që Komunës së Junikut ti ofroj përvojat e mira shkëmbyese të shtetit Austriak si në kulturë, ambient dhe biznes, duke e parë si mundësi investimin nga kompani të ndryshme austriake në Junik, krijimin e lidhjeve bashkëpunuese ndër-biznesore dhe binjakëzimin me komuna me potenciale të ngjashme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …