Takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt sot në Slloveni, u zhvillua në një atmosferë të tensionuar

Takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt sot në Slloveni, u zhvillua në një atmosferë të tensionuar

Takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun”, i cili u mbajt sot në Slloveni, u zhvillua në një atmosferë të tensionuar me këmbimin e disa replikave ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,  e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione, sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm. Këto konkluzione i kundërshtoi paraprakisht Aleksandar Vuçiq. Vjosa  Osmani ka theksuar në këtë takim se është  i nevojshëm  pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon. Ne  kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka theksuar Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …