TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

Shtabi Emergjent në komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi njoftoj anëtarët për liberalizimin e masave ndaj pandemisë (Faza III), pavarësisht lehtësimit të masave, duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Kryeshefi i QKMF-së dhe komandanti i Stacionit Policor informuan Shtabin Emergjent për gjendjen në aspektin shëndetësor dhe të sigurisë, fazë në të cilën ndihemi më të relaksuar, e që fatmirësisht në komunën e Junikut gjendja është e mirë dhe akoma nuk ka shënua as asnjë rast të infektuar me COVID-19, mirë po ne vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në ofrim të shërbimeve dhe respektim të masave mbrojtëse për ta ruajtur shëndetin publik, tha komandanti i Stacionit Policor. Shtabi Emergjent falënderon qytetarët për kontributin e dhënë gjatë kohës së pandemisë fal kujdesit të treguar për vetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …