Çerdhja “Nëna Zahide” në Skenderaj nuk filloj punën me 1 qershor

Komuna e Skenderajt njofton qytetarët e sajë se për shkak të njoftimit me vonesë, me qëllim të përgatitjes më të mirë, ndërmarrjes së masave parandaluese kundër infeksionit COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tonë, çerdhja “Nëna Zahide” nuk filloj punën. Për datën e hapjes së saj do të njoftoheni me kohë. Deri atëherë vazhdoni t’i kushtoni kohë fëmijëve në shtëpi, t’i edukoni e mishëroni me ngrohtësinë dhe edukatën familjare. Këtë vit 1 qershori-Dita e Fëmijëve po na zë pa aktivitete që zakonisht kemi realizuar si komunë, por sidoqoftë puna dhe angazhimi jonë për fëmijët po vazhdon çdo ditë. Së shpejti fillojmë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në qytetin tonë, për të siguruar ambient të mjaftueshëm për fëmijët, ku ata do të mësojnë socializimin dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative. Fëmijët meritojnë kujdes të veçantë për çdo ditë, muaj e vit, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …