Brickos

TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT NË  JUNIK 

U mbajt takimi i radhës i Shtabit Emergjent Komunal, ku kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi njoftoj me hapat e planifikuar për kthim në normalitet të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHPK-së sipas Fazave, që për këtë periudhë kemi lirim të masave që i përcakton Faza I-rë dhe fillon me 04 Maj – 16 Maj 2020, ku qytetarëve u lejohet liria e lëvizjes 90 minuta para dhe 90 minuta pasdite, iu lejohet veprimtaria ndërtimtarisë dhe patundshmërive, tregtisë së automjeteve dhe tregtisë me pakicë pjesërisht, riparuesve të artikujve personal dhe orendive, zyrave të konsulencës (me lista të stafit esencial). Kryeshefi i QKMF-së njoftoj anëtarët e shtabit për gjendjen ekzistuese shëndetësore në komunën e Junikut, ku potencoj që fatmirësisht jemi nga komunat e pakta që akoma nuk kemi asnjë rast të infektuar me COVID-19, njoftoj që dy qytetarë janë riatdhesuar dhe pas kohës së karantinimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë janë sjellë në Junikut, ka pasur një rast që shkaku i gjendjes së tij shëndetësore të natyrës tjetër nga ajo e pandemisë aktuale për trajtim është transferuar në QKUK, gjendja shëndetësore e qytetarëve përfshirë edhe atyre me sëmundje kronike është stabile, QKMF në Komunën e Junikut po punon me staf të plotë dhe jemi mirë të furnizuar me material mbrojtës për të vazhduar punën tone në mënyrë efikase në monitorim dhe trajtim të gjendjes shëndetësore të qytetarëve tanë, ka thënë Kryeshefi i QKMF-së. Komandanti i Stacionit Policor në komunën e Junikut njoftoj që stacioni policor gjatë tërë kohës është duke monitoruar tërë territorin e komunës, falënderimi dhe respekti iu takon qytetarëve të Junikut për respektim të masave mbrojtëse dhe disiplinën e treguar. Shtabi Emergjent apelon tek qytetarët që pavarësisht lehtësimit të masave mbrojtëse të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe vazhdojnë me disiplinën e treguar deri më tani ndaj masave mbrojtëse, të evitojnë daljet e panevojshme për të mos shkaktuar turma, të mos praktikojnë vizita familjare edhe për një kohë në mënyrë që të mos i krijojmë mundësin e zinxhirit të bartjes të Virusit.

#rriNshpi

Kujdesu për vetën dhe të tjerët

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …