Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Komuna e Deçanit ka filluar punën me orar të plotë dhe me stafin e kompletuar në të gjitha shërbimet nga data 18 maj 2020. Ramosaj tregoi se gjatë këtyre ditëve ani pse është punuar me staf të reduktuar shërbimet ndaj qytetarit janë krye në mënyrë korrekte dhe menaxhimi i situatës së Pandemisë nga Shtabi Emergjent ka qen mjaft korrekt. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se janë duke vazhduar me diskutime publike lidhur me ,,Planin Zhvillimorë Komunal 2020-2027 ’’ nga drejtoritë komunale në bashkëpunim më kompaninë e kontraktuar për hartimin e këtij plani Urbis Grup. Po ashtu nga Drejtoria e Arsimit u bë e ditur se janë duke i bërë përgatitjet për nxënësit e klasave të IX-ta dhe maturantët të cilët duhet të bëjnë përgatitjet për testin e arritshmerisë dhe testin e maturës shtetërore. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër etj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …