Takohen krerët e KGJK-së, KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kanë mbajtur një takim të përbashkët lidhur me mbarëvajtjen e procesit të punës pas situatës së krijuar në Gjykatën dhe në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Në takimin e sotëm, tre krerët institucionalë shprehën përkushtimin e tyre për të punuar bashkërisht për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas largimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve administrativë nga procesi i punës dhe diskutuan për modalitetin e organizimit dhe mbarëvajtjes sa më efikase të punës për qytetarët e kësaj pjese. Ata u pajtuan që të ndërmarrin sa më shpejtë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi, me qëllim që institucionet e drejtësisë të funksionojnë dhe të mos krijohet zbrazësi shërbimesh në rrethanat aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …