Talat Xhaferi

Talat Xhaferi: Do ta caktoj vazhdim të seancës konstitutive sapo të marrë vërtetim se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura

Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se do të caktojë vazhdim të seancës konstitutive sapo të marrë vërtetim se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura – zgjedhjen e kryetarit të shtepise ligjvënëse dhe komisionit për zgjedhje dhe emërime. Lidhur me mundësinë për kryeministër në rotacion ose kryetar në rotacion të Kuvendit, Xhaferi tha se është pako e marrëveshjes politike mes partive të cilat bëjnë shumicë dhe në këtë drejtim, siç tha, nuk udhëhiqet nga çështjet personale statusore. “Puna është logjike. Prandaj ndahet mandat për përbërjen e Qeverisë dhe program për punën e qeverisë e cila parashtrohet deri tek Kuvendi. Nëse në ato 20 ditë negociata për përbërjen e qeverisë e kanë shumicën përkatëse parlamentare, në afat prej 15 ditëve nga pranimi i propozim përbërjes dhe programit të Qeverisë, Kuvendi duhet të mbajë seancë dhe të zgjedhë qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …