leoni

Talebanët kishin objektiv komandantin amerikan në vend, gjeneralin Scott Miller, por vranë gjeneralin Raziq

Talebanët kishin objektiv komandantin amerikan në vend, gjeneralin Scott Miller, por vranë gjeneralin Raziq

Një shef afgan policie, ndodhet në mes 3 personave të vrarë pas të shtënave që talebanët njoftuan se kishin për objektiv komandantin më të lartë amerikan në vend, gjeneralin Scott Miller, i cili iku  i palënduar nga sulmi i talebanëve, që la edhe 12 persona të tjerë të plagosur, mes të cilëve 3 amerikanë dhe një guvernator provincial. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë afganë dhe nga ata të NATO-s. Forcat e sigurisë “pushtuan” qytetin jugor të Kandaharit pas të shtënave, që tmerruan qytetarët dhe detyruan mbylljen e shumë dyqaneve në zonë, edhe pse banorët lokalë ishin prej kohësh në gjendje gatishmërie të lartë për sulme të mundshme. Talebanët njoftuan se Miller dhe shefi i policisë së provincës së Kandaharit, gjenerali Abdul Raziq, i cili mbeti i vrarë, ishin objektivat e vërtetë të sulmit. “Gjenerali Raziq dhe shefi i agjencisë provinciale të kundërzbulimit u vranë, ndërsa guvernatori është në gjendje kritike për jetën”, tha një zyrtar i lartë qeveritar. Mes të vdekurve rezulton edhe një gazetar afgan, i cili punonte për medien shtetërore. Mes të plagosurve janë 6 truproja të Raziq dhe dy oficerë të shërbimeve të kundërzbulimit. Sulmi thuhet të jetë ndërmarrë nga një prej pjesëtarëve të personelit të sigurisë së guvernatorit, i cili gjithsesi u vra.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …