Brickos

Hoti: Vendimi për vizat është komplet vendim i bashkësisë evropiane, ne duhet të presim e të mos ngutemi

A. Hoti: Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren për lobim, janë vetë shtetet pjesëtare ato që vendosin

Kryetari i Grupit Parlamentar i LDK-s Avdullah Hoti, thotë se ka qenë gabim i madh  tërheqja e aplikimit për anëtarësim në Interpol. Ai ka kërkuar sqarim se kujt do t’i paguhen paratë për lobim në këtë organizatë ndërkombëtare të cilat sot i ka ndarë Qeveria e Kosovës pasi për anëtarësim ose jo votojnë qeveritë e vendeve anëtare. Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende. Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete? Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur, ka saktësuar Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …