Taulant Balla: Qytetarët e Kosovës e të Maqedonisë, që gjuhën shqipe e kanë zyrtare, të mos i nënshtrohen testit për të përfituar nënshtetësinë

Taulant Balla: Qytetarët e Kosovës e të Maqedonisë, që gjuhën shqipe e kanë zyrtare, të mos i nënshtrohen testit për të përfituar nënshtetësinë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka propozuar në Kuvend që qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë. Balla kërkoi mbështetjen e deputetëve në Kuvend për miratimin e këtij projekt-ligji që t’u krijohet mundësia talenteve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë që të mund të aktivizohen për ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. “Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, tha Taulant Balla. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të …