Brickos

Wang Yi: Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të një situate të ndërlikuar ndërkombëtare

Wang Yi: Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të një situate të ndërlikuar ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Kinës i tha kryetarit  rus, Vladimir Putin, se Kina dhe Rusia duhet të punojnë për të forcuar bashkëpunimin në dritë të një situate të ndërlikuar ndërkombëtare. Duke folur gjatë takimit me Putinin në Shën Petersburg, kryediplomati kinez, Jang Xhi, tha se “bota po lëviz shpejt drejt polarizimit”. Gjatë këtij takimi, Putin pranoi ftesën që të vizitojë Kinën muajin e ardhshëm. “Globalizimi i ekonomisë po përparon, veprimet e njëanshme janë të paqëndrueshme dhe hegjemonizmi nuk është popullor”, tha Wang, sipas agjencisë së lajmeve Sinhua. “Të dyja palët duhet të forcojnë bashkëpunimin shumëpalësh strategjik, të mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre legjitime dhe të bëjnë përpjekje të reja për të promovuar rendin botëror të drejtësisë”, shtoi ai. Ndërkohë, Vladimir  Putin  tha qëndrimi ynë është i njëjtë sa i përket polarizimit të botës. Putin pritet të marrë pjesë në forumin e tretë të Nismës Brezi dhe Rruga në Pekin, që do të përkojë me 10-vjetorin e inicimit të kësaj nisme, që është projekt ndërkombëtar i Kinës për fushën e infrastrukturës. Megjithatë, datat se kur do të mbahet samiti nuk janë bërë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …