Taulant Balla

Taulant Balla: Sali Berisha është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 vitet të fundit të Shqipërisë

Akuzave të Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, kundër Qeverisë  iu përgjigjur, kryetari i GP të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili akuzoi ish-kryeministrin për tradhti dhe përgjegjës për financimet ruse në PD si  dhe për furnizimin me naftë kontrabandë të Slobodan Millosheviçit në masakrën e Srebenicës.  Ai the se Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi, i ka bërë keq Shqipërisë. Sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në vitin 1992. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarët i kanë sytë  në zhvillimet më të reja në Kosovë, Saliu paralajmëron protesta dhe thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin.  Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD-ja  është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë. Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi, ka saktësuar, Taulant Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …