Të gjithë nxënësit, që kanë përfunduar klasën e nëntë nga dita e sotme kanë filluar t iu drejtohen shkollave të mesme për regjistrim

Të gjithë nxënësit, që kanë përfunduar klasën e nëntë nga dita e sotme kanë filluar t iu drejtohen shkollave të mesme për regjistrim

Të gjithë nxënësit e vendit tonë,  që kanë përfunduar klasën e nëntë nga dita e sotme kanë filluar t iu drejtohen shkollave të mesme për të aplikuar për regjistrim. Konkursi për pranimin e nxënësve shkolla të mesme do të qëndrojë i hapur deri të premten, ndërsa rezultatet do të shpallen më 24 gusht. Pas anulimi të Testit të Arritshmërisë, regjistrimi në klasën e dhjetë këtë vit do të bëhet vetëm në bazë të notës mesatare që nxënësit kanë treguar nga klasa e 6 deri në të nëntën. Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale mund të konkurrojnë kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç. Për t’u pranuar në shkollën e mesme nxënësi duhet t’i plotësojë disa kritere, si nota mesatare e të gjitha lëndëve nga klasa e 6 deri në të nëntën, që do të vlerësohet me 60 pikë dhe nota mesatare nga lëndët prioritare, që do të vlerësohet me 40 pikë. Ndërkaq për gjimnaze dhe shkolla të mesme të mjekësisë kriteri i lëndëve prioritare është që mesatarja e këtyre lëndëve të jetë 4 e më lart.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …