190 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa janë konfirmuar 78 raste të reja me virusom korona

Të premten në vendin tonë janë evidentuar 58 raste të reja më COVID-19 duke e ngritur numrin e të infektuarve në 1384

Të premten në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste pozitive me koronavirus, kështu duke e dërguar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 1384. Rastet pozitive janë të shpërndarë në 7 komuna, prej të cilave prin Fushë Kosova me 12 raste, Vitia gjithashtu me 12, Prishtina me 11 raste, Mitrovica me 10, Vushtrria me 9, Prizreni me 3 raste dhe Rahoveci me 1 rast të ri. Prej 1384 rasteve të infeksionit sa janë gjithsej, 921 janë shëruar plotësisht ndërsa 31 raste kanë përfunduar me vdekje – duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të infeksioneve të jetë 432. E lidhur me këtë kanë reaguar edhe institucionet e vendit. Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani është shprehur se situata është alarmante dhe se qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Si pasojë e kësaj, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata është tepër serioze dhe nëse qytetarët vazhdojnë të mos jenë të kujdesshëm dhe të mos respektojnë rekomandimet, atëherë mund të kthehen masat e izolimit.

Kontrolloni gjithashtu

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Për të katërtën herë me radhë, sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit në Kosovë

Për herë të katërt me radhë, sot në Bruksel,  do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe …