Brickos

KUR

Të shtunën disa zona të kryeqytetit pa ujë të pijshëm

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga gypi i ri i Badocit se gjatë ditës së shtunës (19.03.2016) duke filluar nga ora 09:00, do të realizohen disa punime teknike.

Në kuadër të projekteve të infrastrukturës, Komuna e Prishtinës do të bëjë  zhvendosjen e gypit të ujit GRP me diametër fi 600 mm në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, i cili e bënë furnizimin me ujë nga Badoci deri në rezervuarin e Mirditës. Në këto punime teknike do të asistojë edhe KUR”Prishtina” sh.a.

Zonat që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së shtunë janë: Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), Lagjja” Bregu i Diellit”( zona jug-lindje dhe perëndim) “Aktash” ( blloku i fundit ), “Mati 1” dhe Lagjja e Spitalit.

Ndërsa, pjesët të cilat do të kenë çrregullime të lehta të furnizimit me ujë të pijshëm janë: Lagjjet” Ulpiana”, ”Tasligje”, ”Taukbashqe”, ”Kolovica”dhe “Sofalia”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …