Të shtunën mbrëma nisë edicioni i 9-të i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’

Deçani i përgatitur për të nisur edicionin e 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe mbahet me dt. 04, 05 dhe 06 Maj ( e shtunë  e diel dhe e hënë). Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramamaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë edicion, grupet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga të gjitha trevat shqiptarë. Mbi 40 grupe shoqëri dhe Rapsodë do të jenë pjesë e këtyre tri netëve të  festivalit Shqipëria e Jugut dhe e Veriut, Tirana, Saradna, Vlora, Gjirokastra, Shkupi, Rapsodët e Hasit, Ansambli i Burrelit, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj, Vitia, Rahoveci, Grupi nga Shqipëria –Lab, Ansambli nga Tropoja, Ansambli Rugova, Grupi nga Istogu, Malisheva, Klina, Bajram Curri nga Krusha, Drenasi, Gjakova  dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tri net radhazi do të jenë pjesë e këtij festivali në Deçan. Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramaj bëri të ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës jashtë konkurrimit të cilët do të jenë këtu në Deçan për këto tri net. Nata finale e festivalit, 06 Maji, shënon dhe përvjetorin e 22, të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj.

Ndërsa juria profesionale  në përbërje të:

Dirigjent- Ermir Dezdari –Kryetar Jurie

Magjistër Kompozitorit- Kreshnik Aliqkaj

Etnomuzikolog-Shaqir Hasi

Mjeshtër i Madh- Koreograf -Deli Metalia

Për tre net do të jen pesë e këtij festivali.

Agjenda :

 E  shtunë   04.05.2019

Ora : 18:00 Defile festive në qendër të qytetit të Deçanit nga grupet pjesëmarrëse në Festival,

Ora 19:00 –Hapja e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ,, Pallati i Kulturës  “Jusuf Gërvalla” – Deçan,

E diele  05.05.2019

Ora 19:00 –Nata e dytë e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ Pallati i Kulturës  “Jusuf Gërvalla” – Deçan,

E hënë  06.05.2019

Ora 19:00 – nata finale dhe mbyllja e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ Pallati i Kulturës  “Jusuf Gervalla” – Deçan.

Në kudër të kësaj date, në 22-vjetorin e rënies në fushën e betejës, të hënën  më 6 Maj 2019, përkujtohet Heroi i Kombit Gjeneral Major Luan Haradinaj  dhe Veprimtarit i  çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj.

Homazhet mbahen sipas kësaj agjende :

Ora 10:30– Homazhe të shtatorja e Heroit Luan Haradinaj në Deçan,

Ora 11:30- Homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit,, në Gllogjan,

Ora 10:00- Nisë Turniri në futsallë në nderim të Gjeneral Major Luan Haradinaj në palestrën e sporteve ,,Ereniku’’ në Junik finalja në ora 18:00. Duke u bërë pjesë e këtyre ngjarjeve tradicionale në kujtim të luftës heroike të UÇK-së dhe të figurave kolosale të folklorit tonë jeni të mirëseardhur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …