Telegram ngushëllimi i kryetarit Haliti me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore Sevdije Pajaziti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Halit, përmes një postimi të tij në facebook ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së zyrtares policore Sevdije Pajaziti . Ai ndër të tjera ka thënë: “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish zyrtares policore Sevdije Pajaziti. Me këtë rast, u shprehim ngushëllime më të sinqerta familjes Pajaziti, si dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të saj me të cilët punoi për gati 20 vite me radhë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …