U mbajt takim publik me qytetarë për inicimin e procedurave për planifikim, që dy rrugët në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur sot takim publik me qytetarë për inicimin e procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova”  dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe. Hapja e takimit është bërë nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike i cili ka thënë se me kohë dhe në afate ligjore i kemi njoftuar qytetarët për mbajtjen e këtij takimi dhe se deri te mbajtja e këtij takimi dhe inicimit të procedurave që dy rrugët: “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe, kanë ardhur duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve. “Komentet, sugjerimet që do të jepen gjatë këtij takimi nga ju, sigurisht që do të merren parasysh dhe do të shqyrtohen nga ekspert të komunikacionit para se të vendoset përfundimisht lidhur me bërjen e të dy rrugëve njëkahëshe”, ka thënë drejtori Krasniqi. Qytetarët që ishin të pranishëm në takim, janë shprehur të kënaqur që këto dy rrugë do të bëhen njëkahëshe pasi qytetarëve do t’u lehtësohet lëvizja dhe do të shkarkohet rruga kryesore e qytetit “Xhelal Hajda-Toni”. Për mbajtjen e këtij takimi publik me qytetarë do të përgatitet procesverbal dhe raport dhe të njëjtit do të publikohen në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/category/konsultime-publike-al/.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …