Brickos

Dick Marty

Afrim Veseli: Të mos i heshtim akuzat e Dick Martit, drejtuar UÇK-së

Thonë që e vërteta del në shesh edhe kur fare buk e pret, dhe kjo doli prapë për Kosovën e pastër. Doli por doli aq frikshëm, me një skenar edhe më vrastar  se ai i viteve 1998-1999, viteve kur vetëm  fëmijë tanë u  vranë mbi 142o, ndoshta edhe më shumë.

Paska dashur Serbia ta vras argatin e vetë, Dick Martyn, Dickun që fyeu historinë tonë shekullore, fyeu dhe sulmojë për të vrarë prapë të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë, siq themi Ne, vrasje për së gjalli.

Dicku paska tregu pak, por ai duhet të tregon shumë .

Ne heshtim, heshtin Qeveritë me Kryministrat tanë, heshtin Presidentët e dy shteteve tona, heshtin dy Akademitë e Shkencave, heshtin Institutet tona të Historisë, heshtë Oda e Avokatëve, heshtin Organizatat e dala nga lufta…

Mos heshtni, sepse se luftuam pastër dhe me dinjitet, me gjak e me aq sakrifica fituam lirin, mos heshtni se kemi aq shumë varre me nishan e ende edhe pa nishan.

Ende kemi varre të hapura pa kufoma në to, mbi 1600 njerëz tanë nuk dimë ku i kanë varrosur apo djegë në furra.

Ngrihuni politikë dhe shkencë bëjeni obligimin tuaj ndajë atdheut, tek e fundja e keni obligim dhe paguheni nga Kosova.  Dëshmorët dhanë jetën për lirin që Ju dhe gjithë Ne jetojmë në liri. Ju në ato zyre jeni pasi bijtë e Kosovës dhanë jetën.

Ngrihuni e shkoni te miqtë tanë, në Amerikë dhe Britani e Madhe, dhe bëjeni punën ti tregojmë politikisht, juridikisht historikisht se shqiptari nuk prek kufoma për të shitur organet e tyre. Tregoni botës edhe njëherë të vërtetën.

Merreni  librin e Nysret Pllanës dhe bëni 1 milon kopje e shpërndajeni kudo në botë.

E Ju mund të heshtni, por e di se një njeri që nuk do të heshtë. Nuk do të heshtë Ramush Haradinaj që në supe të tij ka bartë vëlla Luanin  dëshmor tani.

E kur ai flet dhe do të flasë  ne do jemi pranë tij.Ne sigurisht do jemi pas tij.

UÇK-ja, kurrë  qenë NDËRMARRJE E ORGANIZUAR KRIMINALE.

Afrim Veseli

044115 981

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …