Albin Kurti

Albin Kurti: Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera dhe kjo nuk mund të ndryshohet

Kryeministri,  Albin Kurti në një intervistë për “euronews”, është shprehur se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave dhe se ai nuk është kryeministër vetëm i shqiptarëve, por i serbëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë.  Kurti, në intervistën e tij ka thënë se Asocioacioni i Komunave Serbe shkel “frymën dhe tekstin e Kushtetutës” dhe se kjo është diçka që ai dhe opozita e kundërshtojnë. Nuk ka incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, në Serbi është çështje tjetër. Ndërkohë pyetjes nëse synimi i tij është bashkimi me Shqipërinë, Kurti tha se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave. “Unë nuk jam vetëm kryeministri i shqiptarëve, jam kryeministri i të gjithëve. Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera dhe është e vështirë të ndryshohet. Kosova dhe Shqipëria janë një popull në dy shtete, nuk duhet të harrojmë se kufiri mes nesh është vendosur nga Serbia dhe Jugosllavia. Kurti mohon mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërisë, kauzë kjo të cilën e kishte shfrytëzuar si alfën e angazhimit politik, në kohën e fushatës zgjedhore, tani e mohon atë sikur dikur kishte mohuar Jezusin edhe Shën Pjetri biblik.

 

Fan Noli: Shën Pjetri në mangall

 

Fryn’ e çfryn veriu,

Ngrin, mërdhin i ziu

Dhe mangallit i afrohet

Që të ngrohet.

 

Krishtin brënda e gjykojnë

Dhe pas ligjës e dënojnë,

E goditin dhe e shtyjnë,

E pështyjnë.

 

S’del askush që t’a shpëtonjë,

Roma do t’a kryqësonjë,

Triumfon Legaliteti

Dhe Laneti.

 

Kur e rrahin dhe e tallin

Pjetri ngulet mbi mangallin;

Kur e pa, u-koll këndezi

Nga qymezi.

 

Dhe një shërbëtore i tha:

“Je dhe ti një nga ata!”

Po Shën Pjetri proteston,

E mohon.

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek dorën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

“S’ka e s’ka si heroizma,

Edhe si idealizma,

Po kur dimër del behari

S’ka si zjarri.”

 

-“Nga ata je!”- thot’ ajo,

E mohon Shën Pjetri: -“Jo!

As e njoh, as e kam parë,

Moj e marrë!”

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek mjekrën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

“Shkab’ e shkëmb me poz’ e fjalë,

Se ç’na dolle shkrumb e galë,

Në je trim këtu tregoje,

Shko shpëtoje.”

 

Thot’ajo: -“Je, mos gënje!”

Pjetri e mohon me be:

-“Jo, për Zotin, moj aman,

S’jam e s’jam.”

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek gjuhën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

-“Simon Pjetër, Bar Jona,

Kështu ndahet kjo dynja:

Kryqi andej, këtej buxhaku

Dhe allçaku.

 

Se ç’ e dogje, se ç’ e fike,

Gjel me gjëmb’ e këng’ armike.

Dhe ndërgjegjen se ç’ ia çpove,

Se ç’ia zgjove.

 

Se ç’vajton Shën Pjetri hidhur,

Lesh-lëshuar, duar-lidhur,

Tri her’ e mohoj pa gdhirë,

Faqe-nxirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që …